Shkruani këtë: 217 vjet. Sipas hulumtimeve të kryera nga Forumi Ekonomik Botëror, është kjo koha e nevojshme për t'i dhënë fund pabarazisë në mundësitë e punësimit dhe pagave midis burrave dhe grave. Nëse ju jeni të padurueshëm, ju gjithmonë mund të provoni të shkoni për të jetuar në Islandë, kampion botëror në shkurtimin e dallimeve mes meshkujve dhe femrave. Unë nuk jam duke shkuar për në Islandë, thotë gazetarja e Vanity Fair, por kam vendosur që ta shënojë këtë shifër (217 vjet!). Gratë që akuzojnë meshkujt. Burra që e mohojnë. Por akuzat e ngacmimit seksual janë kokrra që ndërtojnë male dhe shkojnë përtej episodeve individuale, ato flasin për abuzim të pushtetit, pabarazisë në vendin e punës, disnivelin e pagave, pra tregojnë nevojën për një ekuilibër të ri të "kuotave”. Por për këtë duhet një solidaritet edhe më i madh dhe një nga më të mëdhenjtë ishte lëvizja # metoo, e yjeve të Hollivudit, të cilët e kthyen atë në një kauzë të vjeshtës 2017-2018. Dritare. net ju sjell disa foto nga protesta e artistëve të Hollivudit në ditën e gruas./Përshtati Valmira Dalipi/ Dritare.net