Ju bën mirë mjalti për shëndetin? Ja ç’thonë studimet!

Cilat janë përfitimet shëndetësore të mjaltit, a mund t’i lehtësojë dhimbjet e fytit apo kollën?

Për sa kohë që mjalti është 100% natyral, ai është shumë i lartë në sheqer. Megjithëse janë bërë përpjekje për reduktimin e sasisë.

Mjalti përmban rreth 40% fruktozë dhe 30% glukozë, së bashku me pak ujë, polen dhe minerale, përfshirë kaliumin, kalciumin dhe magnezin. Nëse e krahasojmë, sheqeri i rafinuar ka 50% fruktozë dhe 50% glukozë. Mjalti është më i lartë në kalori se sa sheqeri, por është edhe më i ëmbël, informon dritare.net

A i kuron mjalti hemorragjitë dhe alergjitë? Për ne mjalti është ilaç, por ende nuk ka pasur një variant final nga studiuesit në lidhje me këtë fakt. Sipas një studimi të viti 2011-të, sa i përket alergjive dhe hemorragjive njerëzit që konsumuan mjaltë, iu reduktuan simptomat deri në 60%.

LEXO DHE :  Kongresi i PS, më 23 mars. Ja çfarë vendimesh do merren!

Po për dhimbjen e fytit edhe kollën, është aq efektiv sa e bëjmë ne?

Një studim në vitin 2007 tregoi se, prindërit përdorën mjaltin për lehtësim të simptomave për kollën gjatë natës te fëmijët dhe vështirësitë për të fjetur për shkak të infeksionit të traktit të sipërm të frymëmarrjes. Studimi zbuloi se, mjalti është trajtimi më i mirë për lehtësimin e kollës, por jo për kollën kronike, informon dritare.net

Mjalti jo vetëm që trajton hemorragjitë, alergjitë dhe kollën, por edhe shëron plagët. Mjalti ka vetitë antibakteriale natyrore dhe efektet e tij në shërimin e plagëve janë të vërtetuara edhe nga studimet./Përshtati:Kadrije Çako/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.