Jolie akuzon Pitt: Nuk paguan detyrimet financiare

Angelina Jolie po godet përsëri ish-bashkëshorti ne e saj Brad Pitt, në Gjykatë,  duke qenë se ai e ka akuzuar duke pretenduar se Jolie depozitonte para në bankë, për fëmijët, vetëm për të manipuluar mediet.

Ndërsa Jolie thotë se ajo po ndihmon financiarisht fëmijët e saj, sepse Pitt nuk ka mundur t’i plotësojë të gjitha detyrimet ligjore të fëmijëve.

Në një seancë gjyqësore, të zhvilluar këtë të martë, aktori deklaroi se kishte paguar 1.3 milionë dollarë për të siguruar aktoren dhe 6 fëmijët e tyre, dhe gjithashtu kishte marrë një hua prej 8 milionë dollarësh për t’ju blerë shtëpinë ku Jolie po qëndron aktualisht me fëmijët.

LEXO DHE :  Shihni si u veshën vipat në MTV Video Music Awards

Angelina Jolie and four of her six children

Pavarësisht kësaj Jolie ka thënë që “E vlerësoj huan, por nuk është një mbështetje për fëmijët”.

Sipas avokatit saj, Jolie i ka kërkuar Brad Pitt të paguajë 50% të shpenzimeve të fëmijëve, dhe ai nuk e ka bërë këtë gjë.

Në Kaliforni mbështetja e fëmijëve nuk është fakultative, babai duhet të paguajë shpenzimet e fëmijëve pa nevojën e një kërkese, apo urdhri nga Gjykata.

Aktorja Jolie, në dosjen e saj synon të kërkojë “mbështetje retroaktive të fëmijëve nga Brad Pitt”.

Zëdhënësi i Jolie ka thënë se qëllimi kryesor i kësaj përballje në Gjykatë, ka qenë mbyllja e plotë e martesës së çiftit, për të hapur rrugën e një faze të re jete./E.B-dritare.net

Image result for brad pitt and angelina jolie in court

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.