Në një fragment të bisedës, Joleza tregon një episod jo të këndshëm që i kishte ndodhur në Pogradec, ku dy vajza kopshti i kishin thirrur, ‘Nard Ndoka’.
“Ishim në një fshat të Pogradecit para pak ditësh dhe po shikonim për një hapësirë sesi mund të krijonim një çerdhe për fëmijët dhe ndërkohë ishin duke kaluar dy vajza të vogla dhe po qeshnin ‘hahahaha’, duke thënë, ‘u ja kjo Nard Ndoka’, dhe ashtu me ato çantat mbi kurriz u larguan. Tani unë jam ngritur vullnetarisht nga Tirana dhe kam shkuar në drejtim të Pogradecit me qëllimin, sesi mund të ndihmojmë komunitetin dhe Nard Ndoka qenkam unë. Tani unë nuk e kuptoj, unë nuk kam pse të ndihem keq”.