Joleza mesazh Ramës: Nuk jam e vogël, jemi homologë
E Premte 19 Shkurt 2016, 18:06
Dritare.net
Nuk është e thënë të pushojnë reagimet ndaj reagimeve të kryetares së FRESSH, Joleza Koka, pavarësisht insistimit të Ramës që ta lenë të qetë pasi është e vogël.
Më e fundit e saj, ishte barazvlefshmëria që shpalli në hierarkinë partiake ndërmjet vetes dhe Edi Ramës, kur e cilësoi shefin e saj si “homolog”.
Pavarësisht mbrojtjes së saj nga Rama, e cila ka të bëjë më shumë me mbrojtjen e modelit që Rama ka sjellë në PS sesa të Jolezës vetë, ka pasur reagime në shtypin online dhe rrjetet sociale. Por më përmbledhësja është ajo e gazetarit dhe editorialistit tëhashtagalbania.com, Habjon Hasani. Ja se çfarë shkruan ai në statusin e tij në facebook:
“Per te gjithe 'zemermiret' qe mendojne se eshte tepruar me parodizimin e Jolezes dua te them vetem 3 gjera:
1. Joleza personalisht, si vajze me le shijen e nje cupeline, te embel madje, e lezetshme dhe kinge.
2. Joleza nuk eshte Joleza, dmth, nuk perfaqeson vec veten aty ku eshte, por institucionin e rinise ne partine qe qeveris Shqiperine. Ndaj dhe te jesh cupeline e lezetshme nuk mjafton, perkundrazi duhet shume me shume se kaq.
3. Modeli i Jolezes eshte agresion ndaj brezit tim, ndaj meje dhe dhjetera shokeve dhe shoqeve apo te njohurve te mi qe kane perfunduar studimet me rezultate te larta ne Shqiperi apo dhe ne universitete jashte vendit, ku do vertete djerse per t'ia arritur.
Une kete gje e di mire, dhe s'ka Joleze qe mund te me beje te ndjej keqardhje perpara ketij agresioni qe ka mpire nje brez te tere te rinjsh .
Promovimi dhe institucionalizimi i kukllave eshte agresion, cinizmi ndaj tyre eshte reagim legjitim, madje me e pakta qe mund te bejme.”
Gjithsesi, dashamirësit e Jolezës mos të shqetësohen për fatin e saj. Pas mbrojtjes që i bëri Rama, një ditë mund ta kemi ministre ose drejtoreshë të rëndësishme.