Jetoni më gjatë, duke pirë verë dhe birrë

Mënyra se si ushqehemi, ndikon më shumë në vitet e jetës sonë. Më shumë gjumë në fundjavë, 3 filxhanë kafe, pak verë dhe çokollatë. Kaq duhet për të jetuar më gjatë.

Sipas një studimi të ri, rezulton se, ushqyerja me një dietë antiinflamatore, të pasur me, çokollatë, verë të kuqe, birrë, janë çelësi për një jetë më të gjatë.

Nëse doni të jetoni më gjatë, dritare.net ju këshillon të moderoni, mënyrën si ushqeheni. Hani pak fruta dhe perime, pini çaj, kafe, birrë dhe verë të kuqe. Sigurisht, nuk mund t’i largoni nga dieta, arrat dhe çokollatën, pasi ato luajnë një rol thelbësor në jetëgjatësinë tuaj, sugjeron dritare.net

LEXO DHE :  22 foto që vërtetojnë se imitimi është art

Për më tepër, këto ushqime ulin edhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare me 20%. Dhe ç’është më e rëndësishmja, reduktojnë rrezikun për t’u prekur nga kanceri,  me 13%.  Për njerëzit që vuajnë nga artriti, kanceri dhe sëmundjet e zemrës, do të ishte mirë të ndiqnin, një dietë antiinflamatore, që redukton inflamacionin dhe i bën më të fortë.

Çokollata e zezë, për ata që vuajnë  nga sëmundjet kronike, redukton inflamacionin, pasi është e pasur me magnez, zink dhe minerale të tjera të dobishme për shëndetin./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.