Jep dorëheqjen kryeministri, populli nisi protestat

Pas një vale të shumtë protestash, kryeministri i Gjeorgjisë, Giorgi Kvirikashvili, ka dhënë dorëheqjen.

Kryeministri njoftoi për vendimin e tij dje, duke përmendur mosmarrëveshjet me udhëheqësin e partisë në pushtet, Bidzina Ivanishvili, si arsye për largimin.

Ai tha për mediat vendase:

“Mendoj se është momenti kur një lideri të partisë duhet t’i jepet mundësia për të formuar kabinetin e ri”.

Kvirikashvili ka qenë kryeministër qysh në dhjetor të vitit 2015. Me vendimin e tij për dorëheqje shpërbëhet i gjithë kabineti.

LEXO DHE :  Këto modele palltosh do ju shpëtojnë nga i ftohti dimëror!

Vala e protestave në Tbilisi ka nisur më 31 maj kundër, siç është thënë, një gabimi të drejtësisë pas vrasjes së dy adoleshentëve në dhjetor./d.m-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.