Jeni të martuar dhe nuk bëni fare seks? Ja si mund të dilni nga kjo gjendje!

Pyetje Jonidës- Kemi shumë vite të martuar dhe nuk bëjmë seks. Në krevat flasim vetëm për mësimet e fëmijëve dhe punët tona. Është normale dhe ka shumë çifte si ne?

Përgjigjet Jonida-Martesat shumëvjeçare dhe çiftet që bëhen prindër, zakonisht të fëmijës së dytë hasin këto vështirësi. Me kalimin e kohës, seksi nuk duket më aq interesant sa në fillim, çiftet fillojnë e shohin atë si detyrën e fundit të shtëpisë, para se të flenë gjumë në darkë, e si pasojë dëshira seksuale zbehet, derisa zhduket si pa kuptuar. Por në një marrëdhënie, asnjëherë nuk mjafton vetëm ta duash partnerin e të kujdesesh për të, sepse pa elementin “seks”, ju jeni thjesht dy miq të mirë, që ndani shtëpinë, hallet, gëzimet bashkë. Si ta zgjidhim?
Mendoj që, si fillim duhet të flasësh me partnerin, nëse ka ndonjë shqetësim fizik, apo thjesht libido e ulët. Lodhja nuk është kurrë arsye për të të evituar, e nëse ai nuk ka një partnere tjetër, ku i kryen këto nevoja, atëherë kujtoi si me shaka, që duhet të kryejë marrëdhënie, që të mos vuajë nga prostata mbas të 50-ave :). Gjithçka fillon nga një puthje e thellë, intense, që t’ju ndizen qarqet të dyve, pa harruar fjalët e ëmbla e përkëdheljet. Bli një këmishë nate sexy me tyl dhe vishe para gjumit, vendos një krem hidratues të zbutesh lëkurën mbas dushit dhe mos i bëj asnjë bisedë, ku tregohen gjithë hallet e ditës në krevat.
Janë gjëra të thjeshta, që ndihmojnë kur ke dëshirën për të shpëtuar marrëdhënien, e kur nuk do që të festosh seksin sikur ke datëlindjen, apo sikur po vjen Viti i Ri. Këto dy të fundit, vijnë një herë në vit!/dritare.net

LEXO DHE :  Haradinaj kërcënon Thaçin: Do të shkarkojmë nëse prek Kosovën

“Fundjava Hot” po të pret. Ke një pyetje, apo problem me seksin, ose mungesën e tij. Kë dëshirë të flasim për seksin? Më shkruaj në Instagram @dritare_net ose në Facebook dritare.net.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.