Java e modës në Paris/ Sfilata e Channel na rikthen në plazh

 

Channel surprizon në javën e modës në Paris. Channel di gjithmonë të lërë të mahnitur njerëzit me risitë që sjellë, ashtu siç bëri edhe dje në një pasarelë  që  të sjell ndërmend verën dhe pushimet në plazh.

Përveçse ishte një atmosferë e veçantë, e ideuar nga Karl Lagerfeld, drejtori kreativ i kompanisë Channel, ka ditur të ruajë elegancën që karakterizon firmën edhe për sezonin e ardhëm,  pranverë verë 2019.

Jo vetëm vetëm modelet por edhe të ftuarit  nuk e patën problem ecjen zbathur mbi rërën e bardhë. Bluja e hapur e qiellit, uji dhe rëra realizuan në mënyrën më perfekte skenën e një plazhi, që vështirë të dallohet nga fotot nëse është i vërtetë apo jo. Channel nuk bën dy herë të njëjtën gjë, të gjithë mbetën të mahnitur nga vendi ku u bë sfilata.

LEXO DHE :  Protesta/ Lëvizja vë videon mbështetëse. Të gjithë sulmojnë Besa Kokëdhimën

Për sezonin  e ardhshëm pranverë verë 2019 mbizotëronin ngjyrat e hapura, kryesisht e bardha, bluja por nuk mungonte as e zeza./A.C/dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.