Janullatos për botimin në Panairin e Librit: Sulmi ka kaluar çdo kufij të provokimit
Dritare.net
Në kopertinën e librit është stampuar ikonografia e Shën Kozmait dhe Kryepeshkopit të Kishës Orthodhokse, Anastas Janullatos me titullin “Djaj në Veladon”.
Libri në kopertinën e jashtme nuk përmban ndonjë shënim mbi shtëpinë botuese, por botimi prezantohej dhe shitej për publikun në stendën e “I Love Çamëria”, ku listoheshin kryesisht tituj librash mbi Çamërinë, shkruan shkruan Respublica.
Sipas mediave greke, libri nuk ka bërë përshtypje ndonëse në panair parakaloi thuajse gjithë kabineti qeveritar dhe presidenti i Republikës.
Janullatos i pyetur nga ANT1 bëri këtë koment:
“Forca ime është e madhe. Sulmi ka kaluar çdo kufij të arrogancës dhe provokimit, por nuk i ka kaluar kufijtë e mi të durimit dhe dashurisë. Me të tilla akte bëhen përpjekje të minohet harmonia fetare. Ne po luftojmë për bashkëjetesën harmonike”./a.f./Tema
http://www.protothema.gr/greece/article/734700/-vivlio-livelos-gia-ton-a…