James Comey shpërthen: Trump shef i mafies dhe joetik
Dritare.net
“Washington post” shkruan se, Trump-i e shkarkoi Comey rreth një vit më parë dhe ky i fundit, në librin e tij që ritet të dalë në shtyp në 17 prill, thotë se presidenti amerikan jeton në një “realitet alternativ” dhe kërkon t’i tërheqë aty të gjithë.
Ai gjithashtu ka shkruar në librin e tij se, takimi me Trump-in i ka kthyer nëe kujtesë, “karrierën time të mëparshme si prokuror kundër organizatave mafioze”. Sipas një raportimi të “New York Times”, Comey ka thënë se Trump-i nuk e ka ndjenjën e asaj që është e drejtë apo e gabuar.
“Presidenti është joetik dhe nuk është i lidhur për të vërtetën dhe vlerat institucionale. Udhëheqja e tij është transanksionale, e shtyrë nga egoja dhe lidhet me besnikërinë personale”- shkruan ish-drejtori i FBI-së./K.Ç/Dritare.net