Jam një djalë mendje hollë, pa diploma dhe pa shkollë. Çfarë shkruante në facebook autori i masakrës

24-vjeçari Ridvan Zykaj, autori i vrasjes së 8 personave në fshatin Resulaj të Selenicës pasditen e sotme, vazhdon të jetë në arrati.

Tanimë me rënien e errësirës gjetja e tij është më e vështirë, kjo edhe për shkak se autori e njeh mjaft mirë zonën, pasi dritare.net  mëson se ai është rritur në pyll shumicën e kohës.

Por, në vitin 2016 autori ka shpërndarë në facebokun e tij një poezi, ku ndër të tjera shkruante se ai, “vdes për lajme dhe skandale”, ndoshta pa e ditur se dy vite më vonë, do të vriste plotë 8 persona./ I.M-Dritare.net

Poezia në facebook

“Kerkese me shkrim
Jam nje djale mendje-holle
pa diploma dhe pa shkolle
si militant i pashprese
sot po shkruaj nje ”Kerkese”
S’dua drita,s’dua uje por debate dhe rremuje
vdes per lajme dhe skandale
se jam djale me ideale
Nuk me duhet as Europa
se andej,nuk me vjen lopa
s’leviz lopa nga belaja sepse s’di gjuhe te huaja
Dy fjale sot per ju i kisha
rrofte Rama,rrofte Berisha
poshte drejtesia,integrimi
rrofte Meta dhe Lulezimi
Sot jetojme ne lumturi s’punoj une,s’punon ti
pensioniste rri rinija
gezohet kur punon partija
Kunguj ishim,kunguj mbetem
s’kishim mend,prap nuk i gjetem
politika trurin shkundi dhe kush pati,prap i humbi
Vidhni te dashur pushtetare
per ju lehim si zagare
ne asnjehere s’ju leme vetem
keshtu u preme,keshtu u qepem
Idealet si tradhetojme sic votonim,prap votojme
bar do hame,bar do pijme
kur te therrisni,prap do vijme
Ja mejdni,ja dhe ringu
poshte gjykata,poshte Vetingu
vetem na hidhni ndonje karamele dhe ne ju ndjekim si dele
1 orë · Zemra qe rreh lar…”

LEXO DHE :  Ledion Liço largohet nga “The Voice Kids”, ja kush do ta prezantojë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.