Jam djali i kryeministrit/ Si i mashtroi 41 vjeçari nga Tirana ndërtuesit!

Gjykata e Tiranës la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 41-vjeçarin Klodian Ciruna, i cili akuzohet për mashtrime me pasoja të rënda. Të paktën vetëm nga kallëzimet e depozituara deri më tani, Ciruna dyshohet se ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit, mbi 800 mijë euro.

Skema e tij e mashtrimit, duke premtuar leje ndërtimi në këmbim të shumave të majme, disa qindra mijëra euro, mund të vazhdonte nëse Ciruna nuk do të përdorte në skenarin e tij, emrat e drejtuesve të lartë të bashkisë së Tiranës, apo djalit të kryeministrit.

Burimet pohuan për Top Channel se 41-vjeçari duke shfrytëzuar një kompani “call center” që kishte hapur, u çonte mesazhe telefonike sikur ishin shkruar nga drejtues të lartë të bashkisë, personave që u kishte marrë eurot dhe u kishte premtuar lejet e ndërtimit. Në këto mesazhe të falsifikuara, viktimat e Cirunës siguroheshin se strukturat e bashkisë ishin duke përgatitur lejet e ndërtimit.

LEXO DHE :  Mid’hat Frashëri/ Andoni: Rama tenton të anashkalojë historianët dhe intelektualët

Duke parë se ky lloj mashtrimi po mbante të qetë klientët e Cirunës, ky i fundit mendoi të bëhej edhe më i besueshëm, kur i dërgon një ndërtuesi një mesazh, sikur e kishte shkruar djali i kryeministrit dhe ku ndërtuesit i premtohej se do t’i jepej rikonstruskioni i piramidës dhe disa rrugëve në kryeqytet. Në këtë moment ndërtuesi ka dyshuar dhe  atëherë ndërtuesi denoncoi Klodian Cirunën,  i cili u pasua edhe me të tjerë persona që ishin mashtruar në shuma të konsiderueshme./D.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.