Atje është pritur nga presidentja Atifete Jahjaga dhe pas një bisede të shkurtër, Thaçi dhe Jahjaga kanë ndërruar vendet.
Atifete Jahjaga nga karrigia e presidentes së shtetit kaloi në karrigen e “mysafirit” në zyrë. Në karrigen e saj pastaj u ul Hashim Thaçi, president.
Pak më herët, kur Hashim Thaçi po mbante fjalimin pas betimit si President, në dritaret e Kuvendit të Kosovës u hodhën gurë, krisma e të cilave u dëgjua gjatë seancës.
Policia ka arrestuar dy persona që dyshohen se kanë hedhur sfera xhami në drejtim të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.