Ja tre qytetet me më shumë krime në Shqipëri!
E Shtunë 12 Mars 2016, 11:11
Dritare.net
Në qarkun e Vlorës, koeficenti i kriminalitetit për 100 mijë banorë është 1783, kurse për qarkun e Gjirokastrës koeficenti është 1375. Pas këtyre dy qyteteve, Tirana renditet e treta për kriminalitetin më të lartë, me koeficent 1304 për 100 mijë banorë.
Nga raporti i Prokurorisë së Përgjithshme Dibra dhe Berati janë qytetet ku ligji shkelet më pak se gjithë qytetet e tjera. Kështu, Dibra ka koeficentin 586 për 100 mijë banorë kurse Berati ka koeficent 783. Më pas renditen gjithë qytetet e tjera të vendit. Gjatë vitit 2015, theksohet se janë ulur ndjeshëm vrasjet dhe është rritur frikshëm korrupsioni dhe kultivimi i lëndëve narkotike.