Ja taksat që ndryshojnë për agroturizmin dhe bizneset e tjera!

Kuvendi ka miratuar disa ndryshime në ligjin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, atë për tatimin mbi të ardhurat si dhe taksat vendore.

Tatimi mbi të ardhurat

Ndryshimet në këtë ligj përfshijnë së pari një saktësim për rastet e shitjes së pronës dhe për rastet e shkëmbimit të saj me sipërfaqe ndërtimi. Sipas kësaj pike në momentin që trualli shitet do të paguhet norma e fitimit 15 për qind kurse në momentin që ka vetëm një kontratë shkëmbimi nuk do të ketë pagesë. “Shkëmbimi i truallit me sipërfaqe ndërtimi, në bazë të një kontrate shkëmbimi, nuk përbën moment për llogaritje të ndonjë fitimi kapital nga transferimi i pasurisë së paluajtshme” thuhet në ligj. Kjo i jep zgjidhje një ngërçi të hershëm që përfshinte ndërtuesit dhe pronarët e truallit në rastet e ndërtimeve.

Së dyti po në këtë ligj bëhet një ndarje e re për shkallën e tatimfitimit duke rritur pragun për biznesin e vogël deri në 14 milionë lekë në vit. Ky grup do të paguajë 5 për qind tatimfitim ndërsa biznes i madh konsiderohet mbi 14 milionë lekë duke pasur detyrimin e tatimfitimit 15 për qind.

LEXO DHE :  Presidentja kroate: Me pëlqen të përqafoj njerëz në rrugë

Së treti për agroturizmin norma e tatimfitimit bëhet 5 për qind për një periudhë 10 vjeçare për strukturat që përfitojnë certifikimin deri në vitin 2021. Efektet e normës së reduktuar fillojnë në vitin pasardhës pas përfitimit të statusit. Po 5 për qind është shkalla e tatimfitimit edhe për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor.

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar

Në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar janë bërë ndryshimet e nevojshme për të përfshire tek shkalla 6 për qind edhe subjektet që operojnë në agroturizëm si pjesë e lehtësive të menduara për nxitjen e këtij sektori.

Taksat vendore

Edhe ndryshimet në këtë ligj lidhen me një lehtësi për subjektet që operojnë në agroturizëm të cilat përjashtohen nga taksa e infrastrukturës./Monitor/

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.