Ja 'spiuni' që po zbulon taktikat e kuqezinjve! A do e ndihmojë kjo Francën?
E Hënë 13 Qershor 2016, 13:01
Dritare.net
Ai është personi që ndjek hap pas hapi Shqipërinë që nga muaji mars.
Ai ka parë nga afër çdo ndeshje të zhvilluar nga skuadra e shqiptare e drejtuar nga De Biazi.
Të shtunën ai ishte i pranishëm edhe në stadiumin e Lens për të ndjekur takimin kundër Zvicrës.
Bashkë me të ishte edhe Zhan-Klod Xhuntini, i cili ka luajtur të njëjtin rol për helvetët.
Këtë të hënë ai pritet të prezantojë para trajnerit Didier Deshamp një raport të plotë rreth kuqezinjve.
Ky raport i “spiunit” të kuqezinjve do të ndikojë në taktikat e përzgjedhura nga francezët për ndeshjen e datës 15 qershor në Marsejë.