Nëse flokët kanë nisur të ju thinjen por nuk dëshironi t’i ngjyrosni, atëherë po ju paraqesim zgjidhjen e duhur për të hequr qafe thinjat. Krejt çka ju duhet të bëni është që të përgatisni një recetë për të trajtuar një problem të tillë. Përgatitja e kësaj recete shtëpie është shumë e thjeshtë dhe për ta përgatitur atë ju duhet vetëm një gjë, lëvozhga e patateve. Qëroni 5 patate dhe vendosni lëvozhgat e tyre në një tenxhere me ujë. Vloni dhe lëni të qëndrojnë për 5-6 minuta. Largoni më pas dhe lërini të ftohen. Tutje, lëngun e fituar nga lëvozhgat e patateve merreni dhe ruane në një enë apo shishe plastike. Nëse dëshironi që ti jepni aromë këtij lëngu, shtoni disa pika nga ndonjë lëng esencial i preferuar. Kështu, lëngu për eliminimin e thinjave është gati. Së pari, pastroni flokët me këtë lëng dhe bëni masazh skalpit. Lëreni për 15 minuta para se ti pastroni flokët me ujë dhe shampon.Përsëriteni këtë proces disa herë në javë dhe shumë shpejtë do të vëreni rezultatet e mahnitshme. Në vetëm disa javë, ju do të vëreni se thinjat kanë filluar të zhduken.