Ja si të përgatitni kokoshka në kushte shtëpie, këtë pasdite të diele!

Tani është koha më e mirë për të konsumuar kokoshka, sepse i ngrohti në shtëpi dhe i ftohti jashtë  krijon një atmosferë shumë të këndshme. Nëse  ju i pëlqeni shumë kokoshkat dhe jeni detyruar gjithmonë t’i blini të gatshme, ne të dritare.net ju sugjerojmë një mënyrë shumë të thjeshtë për t’i gatuar vetë në kushte shtëpie.

Në varësi të sasisë së kokoshkave që ju dëshironi të keni, hidhni edhe kokrrat e misrit. Për përgatitjen e kokoshkave mjaftojnë dy ose tre gota uji me kokrra misri për kokoshkat, kripë, dy tre lugë gjelle me vaj ulliri ose vaj tjetër, por në varësi të preferencave mund të përdorni edhe gjalpë sepse ju japin një shije të veçantë.

LEXO DHE :  Taylor Swift si një princeshë, në mbrëmjen gala të Time 100!

Hidhni vajin ose gjalpin në një tenxhere të madhe ku të jetë e bollshme për kokoshkat, lëreni sa të nxehet mirë dhe më pas hidhni kokrrat e misrit dhe kripën. Vëreni kapakun tenxheres dhe tundeni tenxheren disa herë gjatë kohës që kokoshkat po bëhen, në mënyrë që të mos ngjiten apo digjen. Për maksimumi 10-15 minuta kokoshkat e gatuara në shtëpinë tuaj janë gati për t’u ngrënë. Ju bëftë mirë kjo recetë e veçantë e të dielës./A.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.