Ja si të gatuani spinaqin me vezë në këto ditë dimri!

Spinaqi me vezë është një recetë që shumica e njerëzve e kanë në tavolinat e tyre. Qoftë për një vakt të shijshëm mëngjesi, qoftë si pjatë e lehtë për darkën. Ne të dritare.net na pëlqen shumë po juve?

Si fillim pastrojeni mirë spinaqin duke e ndarë nga rrënjët dhe lajeni me ujë të bollshëm.

Pastaj qepën e grirë nisim e skuqim në vaj derisa të marrë një ngjyrë të kuqe. Shtojni salsën e domates dhe pastaj spinaqin e grirë.

Më pas shtoni edhe erëzat dhe pak kopër. Kur të jetë zbutur mirë spinaqi i hidhni sipër edhe vezët në varësi të pjestarëve që jeni në shtëpi. Sipër  mund t’I hidhni edeh piper të kuqës, por jo shumë djegës. Futeni në furrë, dhe është gati për t’u nxjerrë nga aty kur e bardha e vezës të jetë pjekur. Më pas lëreni të ftohet për 10 minuta dhe është gati për ta ngrënë. Dritare.net ju sugjeron shumë ta gatuani sepse nga spinaqi do merrni shumë vlera ushqyese./A.C/dritare.net

LEXO DHE :  Foto/ Ja si kanë qenë vipat para se të bëheshin të famshëm!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.