Ja si ta hiqni yndyrën nga flokët!

Nga Isa Myzyraj

Qendra e Trajnimeve  “Biolifebeautyvillage” vazhdon të japë trajnime dhe këshilla mjaft të vyera për flokët dhe mirëmbajtjen e tyre.

Duke marrë pjesë në këto trajnime, më duket se do të bëhem ekspert i flokut, sepse është kaq e thjeshtë, por ajo që  siç duket kemi neglizhuar gjatë gjithë kohës është produkti që ne zgjedhim.

Këtë javë Biolifebeautyvillage dhe mjeshtri Elio Rrudho tregon se si të eliminohet yndyra në flokë.

Flokët rriten dhe formohen brenda hapësirave në lëkurë që në gjuhën shkencore quhen folikula, ndërsa në gjuhën popullore pore

Çdo pore është e përbërë nga fija, nga muskuli pilo-erektor dhe gjëndra e yndyrës.

Yndyra që selektohet ne flokë del nga gjëndrat dhe është e përbërë nga acide yndyrore. Në kontakt me sipërfaqen e jashtme të lëkurës ajo përzihet me mbeturina qelizore, djersën, dhe mikroorganizma që jetojnë në sipërfaqen e lëkurës.

Yndyra në vetvete ka si funksion të rëndësishëm mbrojtjen e qimes, dhe t’i japi asaj rezistencë dhe shkëlqim.

Por, kur prodhimi i yndyrës është shumë herë më I madh se ai që nevojitet hasim problematika të konsiderueshme në lëkurë dhe në çdo strukturë përbërëse të saj.

LEXO DHE :  Ertugrul bëhet baba, vjen në jetë fëmija i tij i dytë!

Dhe për këtë arsyeje, qendra e trajnimeve  “Biolifebeautyvillage” ka një metodë efikase 100% në eliminimin e yndyrave në flokun tuaj.

Cilat janë fazat e trajtimit të yndyrës?

Në fillim si në çdo trajtim të flokut në mënyrë profesionale, duhet që floku të bëhet me baltë “Mineral Muud” e markës Revivre e cila heq toksinat nga  koka.


Pasi  rrënja e flokëve është lyer e tëra me baltë, dhe pasi është masazhuar mirë me dorë ajo mbështillet me një peshqirë pak të lagur, dhe vihet ose në njohësen e flokëve, ose ngrohet me tharësen e flokëve, për 10 minuta.

Pas kësaj procedure, floku lyhet edhe një herë me shampoo për pastrim pa ujë, përsëri të markës prestigjioze italiane “Revivre”.

E pasi është bërë me shampo pa ujë, floku lahet e më pas i vendoset  maska e “Revivres”.

Procedura e fundit dhe më e rëndësishmja është përdorimi i ampulës kuruese “G2”.

Ampula kuruese “G2” përdoret në flok me oksigjenoterapi.


Ky trajtim duhet të bëhet 2 herë në javë për 1 muaj e gjysmë që rezultati të jetë 100%./ Dritare.net

 



Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.