Ja si Rama nga New Yorku e udhëzon Bushatin!
Dritare.net
Më kanë informuar që ke qënë në një presion të madh nga media për votimin që ka ndodhur kohët e fundit në OKB ku ne përkrahëm rezolutën e Turqisë.
Do të kesh edhe në ditët që vijnë, por gjithsesi duhet të tregohesh i duruar. Nuk zgjat shumë.
Për ta zeruar efektin e tyre duhet të ndjekësh disa strategji të cilat po t'i parashtroj si më poshtë.
Së pari duhet të tallesh me vendet që votuan pro rezolutës së SHBA. Mos ki drojë t'i mëshosh kësaj teze, pasi nuk kuptohet në SHBA. Ata mendojë se e kemi seriozisht pasi nuk dinë ta dallojnë se çfarë ndryshimi ka Togoja nga Shqipëria dhe do përpiqen të shikojnë cilat ishin tezat tona dhe cilat ato të Togos.
Ndërsa shqiptarët tanë do të kuptojnë të kundërtën pasi vazhdojnë dhe mendojnë se janë rracë ariane dhe do na përgëzojnë që nuk votuam si togezët, apo toganezët apo toganakët, a si dreqin quhen.
Së dyti shaj Berishën dhe shkruaj se para ca vjetësh ai ka votuar pro Palestinës, se është islamik dhe ka bërë kontrabandë armësh me palestinezët. Jam i bindur që këtë nuk e di as ti si ka qenë, por shqiptarëve iu mjafton kaq. Thuaj atyre çunave të portaleve të Erdoganit. Le që e dinë vetë ata.
Së treti, leri të kuptojnë njerëzit se kemi qenë në marrëveshje të fshehtë me BE dhe Juncker, megjithëse ai vjen gjithmonë i dehur në takimet me mua.
Gjithashtu hidh idenë që ky ka qenë një udhëzim i fshehtë i SHBA. Shqiptarët mendojnë akoma se Enver Hoxha ka pasur bombë atomike.
Së katërti, jepu udhëzim atyre çunave të kazanit që të thonë se vota nuk ka asnjë rëndësi për SHBA, se ne jemi konseguentë në qëndrimin tonë antitrump, e të tjera broçkulla. Do të gjenden gjithmonë 500 mijë idiotë që do ta hanë.
Së pesti, hidh idenë që të gjithë ata që kundërshtojnë këtë votim janë antievropianë dhe paguhen nga opozita.
Gjithsesi çfarëdo të thuash, këtu nuk do t'ia dijë njeri. Imagjino mor burrë që kam 5 ditë që kam hapur ekspozitën dhe nuk është shitur asnjë pikturë, dhe ti mendon se do të na marrë njeri seriozisht për punë vote?!
Unë po ri edhe ca ditë këndej. Beni më thotë që ekonomia po ecën mirë, kështuqë nuk keni nevojë për ndihmën time./dritare.net