Ja si përparimet dhe teknologjia, mund t’ju shpëtojnë jetën!
Dritare.net
Por si? Në zbulimet e fundit që janë bërë, dhe me zhvillimin teknologjik, janë dalë disa mënyra të reja për ta mbrojtur zemrën nga sëmundjet. Parandalimi, diagnoza dhe trajtimi në kohën e duhur kanë ndihmuar shumë njerëz, që t’u mbijetojnë sulmeve në zemër dhe të jetojnë më gjatë. Por si ndodh kjo? Dritare.net ka sjellë për ju disa mënyra, si teknologjia ju ndihmon të jetoni më gjatë.
- Bëni sa më shumë teste gjenetike, për të parë gjendjen e zemrës suaj.
Gjenet mund të jenë duke punuar kundër zemrës suaj. Nga zbulimet e fundit rezulton se, sipas gjeneve edhe sëmundjet e zemrës janë të trashëgueshme. Nëse ju bëni një test gjaku, rezultatet mund t’i merrni shpejt dhe të shpëtoni veten nga ndonjë sulm.
- Edhe gjurmuesi i palestrës, mund të kujdeset për zemrën tuaj.
Në partneritet me ‘Stanford Medicine’, Apple sapo ka lançuar aplikacionin ‘Apple Heart Study’. Ky aplikacion përdor sensorin e rrahjeve të zemrës, për të monitoruar kur dikush mund të përjetojë një ritëm të parregullt të zemrës. Nëse jeni mbi moshën 22 vjeç, mund ta shkarkoni aplikacionin dhe të regjistroheni.
- Gratë preken më pak se burrat nga sëmundjet e zemrës, ja pse! Ndërkohë që sëmundja e zemrës është shkaku kryesor i vdekjes te gratë, rreziku për t’u prekur është më i ulët se, ai i meshkujve. Pse? Arsyeja është për shkak të hormoneve ovariane. Këto hormone luftojnë sëmundjet e zemrës. Edhe kjo gjë është zbuluar përmes testeve të ndryshme gjenetike, të realizuar nga laboratorë të ndryshëm, informon dritare.net
- Sipas një studimi të fundit, rezulton se, një filxhan kafe në mëngjes, ju forcon zemrën dhe jo dobëson.
- Pas raportit nga Shoqata Amerikane e Zemrës mbi përparimet në avancimin e zemrës dhe atakeve, një sërë studimesh dëshmojnë se: "Duke reduktuar presionin e lartë të gjakut dhe kolesterolin njëherësh, është më mirë se t'i bëni një nga një." Bisedoni me mjekun tuaj dhe merrni trajtimin e duhur, për çdo rast. Reduktoni, si presionin e lartë të gjakut, ashtu edhe kolestreolin, këshillon dritare.net
- Përparimet teknologjike kanë zbuluar se, të hash shumë arra, redukton sëmundjet e zemrës.
- Edhe kolestreoli HDL është një rrezik i lartë për zemrën. Kjo ka qenë zbuluar më parë. Por koha evoluon dhe rezulton se, mënyra si HDL funksionon në arterie, mund të jetë më e rëndësishme sesa, nivelet individuale të kolesterolit./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net