Ja si këto 10 top modele, dinë të qëndrojnë në formë pa u lodhur
Dritare.net
Vajza mos e merrni kaq me stres dietën, sepse edhe top modelet më të famshme që i keni idhull, hanë pica, akullore dhe ëmbëlsira nga më të ndryshme. Duke filluar që nga Heidi Klum që befasoi fansat e saj duke postuar një foto duke ngrënë pica, si dhe shumë të tjera që do t’i përmendim më poshtë. Edhe super modelet, të dashura vajza nuk lënë pa ngrënë ushqimet e tyre të preferuara.
Dritare.net sot në këtë artikull do ju tregojë disa sekrete që kanë ndihmuar super modelet të duken të mrekullueshme dhe gjithashtu të shëndetshme pa torturuar veten me dieta strikte.
Heidi Klum
Kjo super modele është nënë e katër fëmijëve, dhe në shumicën e intervistave që ajo ka dhënë, ka thënë se nuk ka një dietë të veçantë por nuk i ndahet ushqimeve të shëndetshme, që nënkupton ushqimin e gatuar në shtëpi në vend që të hajë jashtë.
Josephine Skriver
Josephine është e veçantë në kombinimin e ushqimeve që konsumon në mëngjes. Ushqimeve shumë të shëndetshme për vajzat që duan të jenë në formë të mirë.
Çelësi i saj për të luftuar urinë është që gjithmonë të ketë një sasi të madhe me fruta të thata në çantë. Nuk i kufizon vetes që të hajë një vakt me pica ose mish, sepse rregulli që ka krijuar për çdo vakt nuk e shton në peshë atë.
Lisa Lorles
Bella Hadid
Mos u çudisni, Bella nuk është e destinuar të jetojë pa ngrënë njëherë picë në jetën e saj. Organizmi i saj por dhe dieta që mban nuk i prish punë me peshën nëse ha pica.
Kendall Jenner
Keni parë shpesh herë që Kendall të postojë foto të vakteve çdo herë. Por kur është fjala për shfaqjet e modës, Kendall preferon ushqime të shëndetshme si frutat dhe perimet, gjithashtu nuk harron të pijë çaj detox.
Miranda Kerr
Miranda mban gjithmonë dieta të shëndetshme, por përfundimisht ajo nuk është e uritur asnjëherë.
Ditën e nis duke pirë një gotë me ujë të nxehtë me limon të freskët. Gjatë ditës ajo ka smoothies fruta dhe perime, salmon me një sallatë të freskët, dhe një pulë të pjekur mirë. Një nga ushqimet që Miranda pëlqen të gatuajë për djalin e saj dhe për vete është tërshëra dhe banane, që përbëjnë një mëngjes të shëndetshëm dhe të shijshëm.
Alessandra Ambrosio
Rosie Huntington-Whiteley
Cara Delevingne
Cara parapëlqen shumë ushqimet e shpejta që na e tregon shpesh herë përmes Instagramit. Edhe pse konsumon shepsh herë pica dhe hambuger ajo nuk harron të humbasë kaloritë e marra përmes aktiviteteve fizike.
Gigi Hadid
Modelja e famshme Gigi Hadid nuk është ndryshe nga ne, që të lë pa ngrënë ushqimet e shpejta që na gënjejnë me pamjen dhe aromën që kanë. Por Gigi jeton me moton: ‘’Hani ushqime të pastra për të qëndruar të dobët dhe hani hamburger për të qëndruar të shëndetshëm’’/A.C/dritare.net