Ja si janë transformuar spitalet në Shqipëri!

I pari shëndeti, thotë populli dhe nuk e ka keq. Nëse nuk ke shëndet të mirë, nuk shijon dot asgjë.

Ata që kanë probleme ne shëndetin dhe së fundi i janë drejtuar qendrave shëndetësore, apo spitaleve, mund të tregojnë më mirë ndryshimin e madh në infrastrukturën shëndetësore.

Zakonisht lajmi i keq bërtitet dhe ne dëgjojmë vetëm, për mungesë mjekësh, ilaçesh etj.

Pakkush flet për lajmet e mira, sepse ato ngjajnë normalitet.

Por nuk mund t’i marrim për të mirëqena, sepse nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Për shembull, ja si ka qene Spitali Rajonal në Vlorë. Shikoni këto foto për kë nuk e di, sepse kush ja qenë nuk ka nevojë për foto.

Image result for spitali i vlores

 

 

Dhe shikojeni tani, pas investimeve të kryera nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Si ju duket? Ke qejf të shtrohesh thonë vlonjatët. Qejf të sëmuret nuk ka njeri, por nëse ndodh, nuk ke pse shkon te privati.

Në Spitalin e Vlorës, me një investim prej 600 mijë eurosh, janë vendosur aparatura të një teknologjie të lartë, pajisje të reja, laborator i ri, dhe një shërbim i kualifikuar mjekësor. Modernizimi i spitaleve rajonale ka sjellë një ulje të radhëve dhe reduktim të infeksioneve.

Duke nisur që nga spitalet e rikonstruktura në Tiranë e deri në spitalet rajonale të vendit, transformimet në shëndetësi vihen re dukshëm.

Një tjetër spital që ka pësuar ndryshim total është ai i Fierit. Spitali Rajonal i Fierit ka qenë në gjendje të mjeruar, por sot është plotësisht ndryshe me pajisje të reja mjekësore, salla moderne pritjeje, me sistem referimi që redukton pritjen, dhe pacientët marrin shërbimin në kohë.

LEXO DHE :  Respektoi më shumë Kosovën, Franca kërkon falje ndaj Serbisë

Rikonstruktimi i spitaleve dhe qendrave shëndetësore është prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Vetëm brenda këtij viti do të rindërtohen 80 qendra shëndetësore, dhe 300 qendra në 4 vjet. Është bërë shumë për përmirësimin e mjekësisë, por ministrja Manastirliu shprehet se do të tranformohen gjithë spitalet e vendit.

Së fundmi , është rikostruktuar Urgjenca Pediatrike pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, me standarde bashkëkohore duke iu ofruar pacientëve të vegjël,  kushte shumë më të mira shërbimi mjekësor. Është rikostruktuar vetëm urgjenca  pediatrike, por shumë shpejt do të rikostruktohet i gjithë Spitali Pediatrik i QSUT-së dhe të gjithë Pediatritë e vendit.

“Shërbimi i urgjencës pediatrike është transformuar me kushte me të vërtet shumë të mirë, me standarde bashkëkohore, për t’i ofruar jo vetëm mjekëve, por mbi të gjitha prindërve, pacientëve të vegjël, fëmijëve tanë, kushte shumë të mira të  shërbimit mjekësor në QSUT. Shumë shpejt spitali pediatrik do t’i nënshtrohet një rehabilitimi të plotë në kuadër të projektit të qeverisë 7.9 milionë euro investime në Bankën Botërore, për rehabilitimin dhe kthimin e një spitali me kushte bashkëkohore evropiane. Por jo vetëm në QSUT, por në të gjithë Shqipërinë, spitalet pediatrie do të jenë spitale miqësore për fëmijët. Ashtu siç ja dolëm të transfromojmë QSUT-në,ashtu do t’ja dalim të  transformojmë gjithë spitalet e vendit”, shprehet Manastirliu.

Ju shtofshin punët ministres së Shëndetësisë, sepse është e dukshme që nuk ka foto Instagrami, po vepra reale./Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.