Aktorja e njohur për rolin e saj si Defne nga seriali “Dashuri me Qira”, Elcin Sangu është një nga aktoret turke që ka marrë pjesë në serialin e parë fantastik që është xhiruar në turqi. Dritare.net informon se ky serial është një nga serialet më të shumëpritur në ekranet turke dhe se në muajin shtator do të fillojë transmetimin. Aktorja e njohur është shprehur se ka qenë vetë ajo që ka kërkuar të jetë pjesë e këtij seriali që në momentin që ka marrë vesh që do të xhirohet një i tillë. Janë publikuar edhe fotot e para të aktores gjatë xhirimeve dhe ajo duket shumë e lumtur dhe e emocionua për këtë fakt./M.S-Dritare.net