Ja si do të jetë moti në prill, vjen rryma Hanibal!

Pas të ftohtit që ka përshirë jo vetëm Shqipërinë, por edhe Evropën Perëndimore, sinoptikanët italianë, parashikojnë ardhjen e një pranvere të nxehtë. Sipas sinoptikanëve një masë ajrore e re pritet të shkaktojë një rritje të menjëhershme të temperaturave, sidomos nga fillimi i javës që vjen. Sipas mediave italiane, nga 26 marsi deri në 1 prill do të kemi pranverë, mbase me temperaturat e verës, pasi erërat jugore do zëvendësojnë rrymat e ftohta lindore. Rryma e ngrohtë e quajtur “Hannibal” do ngrohë ndjeshëm Mesdheun, përfshirë edhe Shqipërinë, ndërsa temperaturat maksimale parashikohet që do kapin vlerën 33 gradë celsius në disa rajone ndërsa në vendin tonë 31 gradë/V.D/Dritare.net/

LEXO DHE :  Deputeti Rraja flet pas dëshmisë në Prokurori: Nënkomisar Nuhun nuk e njoh

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.