Fundjava sjell temperatura të larta, ato pritet të arrijnë në 29 gradë ditën e diel. Sipas sinoptikanëve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, e shtuna do të jetë me mot të kthjellët dhe pa vranësira, ndërkohë që temperaturat në mesditë do të shkojnë në 28 gradë celsius. Me pas e diela pritet të jetë një ditë e nxehtë. Por temperaturat e larta do të keni mundësi t’i shijoni vetëm këto dy ditë pasi nw fillim të javës së ardhshme ato priten të ulen më mënyrë graduale. V.D/Dritare.net/