Për ditët në vijim, mot me vranësira ju pret. Nëse keni bërë plane për ndonjë udhëtim, në natyrë, më mirë e anuloni, pasi reshje shiu pritet të ketë deri të premten. Të mërkurën pritet të ketë reshje shiu me intensitet të ulët në qarqet, Vlorë, Gjirokastër, Elbasan, Tiranë e Korçë. Prej orëve të mesditës, deri tek ato të mbrëmjes kemi ndërprerje të reshjeve për t’u riaktivizuar në orët e vona të natës. Përsa i përket ditës së enjte, moti do të përballet me vranësira mesatare dhe të dendura, në të gjitha qarqet, deri në orët e drekës dhe prej orëve të pasdites do të ketë intervale të shkurtra me diell. Ndërkohë reshje shiu pritet të ketë në: Vlorë, Gjirokastër, Berat dhe Korçë. Prej orëve të pasdites do të ketë ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin. Ndërsa për të premten, nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, mësohet se koha do të hapet dhe do të ketë kthjellime dhe intervale dielli./K.C/dritare.net