Ja sëmundjet që trashëgohen nga prindërit tuaj!
Dritare.net
Fakti që analiza juaj gjenetike thotë që ju keni predispozitë për të pasur një sëmundje të caktuar s’do të thotë që ju do e keni atë sëmundje. Ka një sërë faktorësh të tjerë si mjedisi, historia familjare, mënyra e jetesës të cilat ndikojnë. Ja një listë më sëmundjet më të zakonshme:
- Sëmundjet e zemrës.
Sipas Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve në USA, një mënyrë e shëndetshme jetese lidhet me shanse të ulura për të pasur probleme me zemrën e cila është dhe një nga shkaqet kryesore të vdekjes së femrave. Kur i referohemi një mënyre jetese të mirë i referohemi mos pirjes së duhanit, mbajtja e një peshe trupore normale, kryerja e aktivitetit fizik, ndjekja e një diete ushqimore të pakët me mish të kuq dhe yndyra të saturuara.
Sipas një studimi të realizur në 2016 me 55000 pjesëmarrës të ndarë në dy grupe u vu re se te ata të cilët ndiqnin një mënyrë jetese të shëndetshme kishin sipas të dhënave gjenetike rreth 50 % më pak shanse për të pasur një sëmundje gjenetike. Ky ishte një studim domethënës pasi nëpërmjet kësaj analize personat më të rriskuar bëhen koshient për rrezikun dhe mund të marrin masa për ta parandaluar.
- Polipet e kolonit.
Këto polipe zhvillohen përgjatë kolonit gjatë adoleshencës tuaj, por bëhen malinje rreth moshës 40 – 50 vjec duke u kthyer në kancer kolorektal. 1 në 5 persona që kanë këtë sëmundje e kanë të trashëguar. Nëse ju keni një histori familjare për kancer kolorektal apo polipe duhet të nisni skrinemet më herët dhe jo të prisni të 50-tat, informon dritare.net
- Sëmundjet celiake.
Është një sëmundje degjistive e cila dëmton zorrët e holla si pasojë e mostolerimit të glutenit./Dritare.net/