Ja sekreti që qëndron pas lëkurës së re të Sana Khan
Dritare.net
Sana është një 31 vjeç dhe ngjan 10 vjet më e re, krahasuar me vajzat e moshës së saj. Aktorja është shumë active në rrjetet sociale, veçanërisht në Instagram ku ajo vazhdimisht poston foto dhe story duke treguar sa më shumë rreth jetës së saj.
Po do thoni ju si është ajo kaq në formë, pa asnjë rrudhë në fytyrë edhe pse i ka kaluar të tridhjetat. Por Sana përveçse modele dhe aktore e suksesshme është një eksperte e bukurisë dhe i zbaton këshillat e truket që ndihmojnë për ta mbajtur lëkurën e shëndetshme dhe të re. Nuk ka ndonjë gjë që vajzat e thjeshta nuk mund ta arrijnë këtë që ka arritur Sana.
Ajo që bën Sana është vetëm përkujdesja maksimale e lëkurës me maska dhe truke të shëndetshme, këtë mund ta bëjë çdo vajzë, nuk ka asnjë vështirësi. Modelja pothuajse çdo ditë poston momente nga rutina e saj, për një lëkurë të bukur e të shëndetshme. Në profilin e saj zyrtar në Instagram ajo ju tregon fansave të gjitha maskat që përdor për të pasur lëkurë të bukur.
“Smoothie për lëkurë me ngjyra natyrale, gjysmë avokado, majdanoz, mjaltë, akull dhe qumësht bajamesh", shkruante Sana në një postim të sajin në Instagram.
Avokadot janë ndër ushqimet më të njohura për të jetuar shëndetshëm.
Ky frut i gjelbër, i butë dhe i shijshëm konsumohet për shkak se është i pasur me veti shëruese dhe lëndë ushqyese që kryesisht përbëhen nga yndyrna, vitamina dhe antioksidantë të shëndetshëm. Yndyrnat dhe antioksidantët e mbajnë lëkurën të re.
Majdanozi është i mrekullueshme për lëkurën, pasi ky lloj bari mund të pastrojë lëkurën dhe trupin gjithashtu. Ka veti antibakteriale dhe mund të luftojë puçrrat dhe infeksionet e tjera të lëkurës. E njëjta gjë vlen edhe për mjaltin, i cili është gjithashtu anti bakterial, që lufton plakjen. Ndërsa qumështi i bajames e mban lëkurën të re dhe më të shëndetshme, për shkak të pranisë së vitaminës E.
Besoj që e keni kuptuar se nuk ka asgjë të vështirë për t’ja dalë, përveçse durimit dhe përkushtimit tuaj ndaj vetes. Tani e dini sekretin e lëkurës së shëndetshme, të butë, të bukur dhe të pastër ashtu si Sana Khan./A.C/dritare.net