Ja se si ngjyra e buzëve tuaja tregon nëse jeni të sëmurë ose jo
Dritare.net
Pra, mos e injoroni këtë artikull që dritare.net sjell për ju dhe për shëndetin tuaj.
Ndoshta ju do të merrni një informacion, që do t'ju bëjë të vraponi menjëherë te mjeku. E pra, mos u frikësoni por thjesht shikoni informacionin që dritare.net sjell për ju.
1.Buzët e zbehta
Buzët e zbehta zakonisht janë pasojë e RBC-së së ulët që mund të shkaktojë lodhje vazhdimisht. Ju duhet të rivendosni e energjive që keni humbur, duke pasur një dietë të pasur me hekur.
- Buzët e kuqe
E kuqja është shpesh një hije e stilit të lartë kur bëhet fjalë për buzëkuq, por nëse ngjyra juaj natyrale e buzëve është e tillë, ju duhet të shkoni për një kontroll të mëlçisë pasi diçka nuk po shkon mirë me të.
- Buzët e purpurta
Është mirë nëse buzët tuaja marrin një hije të lehtë të purpurt kur moti jashtë është shumë i ftohtë. Por nëse kjo ngjyrë qëndron gjatë, atëherë ju nevojitet një kontroll i zemrës, pasi buzët e purpurta janë një shenjë në qarkullimin e keq të gjakut.
- Buzët e kuqe të errëta
Nëse nuk është e ftohtë dhe i keni buzët e kuqe të errëta, atëherë diçka po ndodh me tretjen tuaj. Është koha që të jeni të kujdesshëm kur dhe si hani.
- Buzët e purpurta të zbardhura
Nëse keni kaluar shumë stres, atëherë mund ta shihni këtë ngjyrë të purpurt rreth buzëve tuaja. Por kjo lehtësisht zgjidhet duke pushuar.
- Buzët rozë
Urime për këta persona që i kanë buzët rozë natyralisht. Ju nuk keni asgjë për t'u shqetësuar sepse jeni shumë i shëndetshëm./Përshtati: Kadrije Çako