Ja sa thjeshtë mund ta gatuani patëllxhanin!
Dritare.net
Por dritare.net sot ju sjell një mënyrë shumë të lehtë dhe të shpejtë njëkohësisht se si ta gatuani patëllxhanin dhe ta shijoni atë në guzhinën e shtëpisë suaj sapo ta nxirrni nga furra.
Dritare.net ju sugjeron që sot ta provoni ta bëni vet. Nuk ju duhen më shumë se 3-4 patëllxhan të mesme 4 domate 150 g djathë të fortë 3-4 karafil me hudhër Kripë dhe piper për më shumë shije.
Pasi ti keni larë patëllxhanët i dani në feta të holla dhe lërini për 30 minuta në ujë që pastaj mos jenë të hidhura. Ndani domatet në feta rrethore, shtypni dhe pak hudhër, grini djathin e fortë me një rende të mirë dhe pasi ti keni bërë këto gati, puna juaj është drerjt përfundimit.
Merrni një tabaka për pjekje dhe vendosni patëllxhanët, dhe ju hidhni sipër domatet, hudhrën, në fund cdo fetë e mbuloni me djathë dhe e vendosni tabakanë në furrë, dhe lëreni aty për 30-35 minuta në 170-180 ° C. Mos hezitoni ta përgatisni vetë këtë pjatë të shijshme do kuptoni se nuk ëshët e vështirë ytë jesh një guzhiniere për shtëpinë tuaj./A.C/dritare.net