Ajo që pritej të jetë një ditë feste u përmbyll në mënyrën më të keqe të mundshme pasi artistit iu dogj makina e tij në parkingun afër studios ThreeDots ku gjendej ai momentalisht.
Përveç dëmeve materiale artisti nuk hasi në ndonjë problem tjetër por nëse llogarisim se sa i ‘kushtoi’ Florit tërë kjo fatkeqësi del me një shifër mjaft e madhe. Siç raportojnë mediat shqiptare makina e djegur ishte tip Mercedes Benz S Class tek i cili çmimi fillestar shkon afro 95.000 $.