Ja sa do të shënojë termometri, të enjten 14 mars!

Marsi nisi me tempertura mbi mesatare, por të martën e kësaj jave tempertaurat ulën ndjeshëm, dhe kryesisht në zonat malore pati reshje bore dhe shiu.

Sipas një njoftimi të Igjeum, nesër priten reshje në të gjitha zonat, e ndërsa temperturat në zonat malore do të variojnë nga -1 gradë celcius deri në 7 gradë celcius. Ndërkohë në vendet e ulëta do ketë temperatura mesatare deri në 12 gradë celcius.

RESHJET

Sot pasdite (e mërkurë dt.13) nuk priten reshje.

Nesër (e enjte dt.14) në të gjitha qarqet priten reshje të dobëta, deri lokalisht mesatare në qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Nuk përjashtohet mundësia, ndonëse shumë e vogël, që në zona të kufizuara reshjet të jenë në formë shtrëngate, më e mundshme në zonat malore në Jug. Në zonat malore, por në veçanti në gjysmën lindore të vendit, priten reshje të dobëta dëbore në lartësinë mbi 700 m.

LEXO DHE :  Vrasja e Jurgen Kurtit, shpallet në kërkim djali i Agim Arapit

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte dt.14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 6 / 11 °C

në vendet e ulëta: 3 / 12 °C

në vendet malore: -1 / 7 °C./A.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.