Ja sa dënohet një person nëse nuk ngrihet në këmbë kur këndohet himni në Mal të Zi!

Qeveria e Malit të Zi i miratoi ndryshimet në Ligjin për Simbolet Shtetërore dhe Ditën e Shtetësisë së Malit të Zi, të cilat përfshijnë gjobë prej 300 deri në 2,000 euro për ata që nuk ngrihen në këmbë kur këndohet himni i këtij shteti “Oh, agim i ndritshëm i Malit të Zi”.

“Në këtë mënyrë, Mali i Zi, ashtu si çdo vend tjetër, shpreh respektin e tij për karakterin e shtetit dhe identitetin e tij”, tha ministri i Kulturës, Aleksandar Bogdanoviq, pas miratimit të këti ligji.
Ky ligj dhe masat për për këdo që e kundërshton, kanë nxitur debat në Mal të Zi, për shkak se serbët që jetojnë në këtë shtet përbëjnë pothuaj 1/3 e popullsisë, dhe refuzojnë të njohin simbolet e shtetit.

Sipas ministrit Bogdanoviq, manifestimet e tilla janë në qendër të legjislacionit, i cili përfshin edhe obligimin “për të mbajtur gjithmonë flamurin në ndërtesat e vetëqeverisjes lokale dhe të institucioneve publike, të themeluara nga shteti ose komuna”.

LEXO DHE :  Shitja e “Telekom Albania”, 400 persona dalin të papunë

Por, masa po sulmohet edhe nga ata që e shohin atë si shkelje të të drejtave civile.

“Një person me mendje të lirë ka të drejtë të vendosë për veten nëse do të qëndrojë ulur apo të ngrihet për himnin”, thotë për Radion Evropa e Lirë Jovan, një 24-vjeçar nga Podgorica.

Në një vend ku paga mesatare mujore është rreth 500 euro, një gjobë e tillë duhet të jetë një stimul i madh.

Ky ligj gjithashtu është vetëm në Mal të Zi, pasi vendet e rajonit nuk e kanë një gjë të tillë./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.