Ja rregullat që duhet të dini për takat e larta!

Të gjitha vajzat që i veshin këpucët me taka gjithmonë duken më bukur sesa me një veshje që s’do i lejonte takat. Por të gjitha vajzat e  dinë shumë mirë se nëse takat vishen cdo ditë, këmbët do ju lodhen dhe nuk do të ndiheni rehat. Ju fryhen, ju vriten herë herë mund edhe t’iu gjakosen, pavarësisht se mund të dukeni bukur.

Por dritare.net sot në këtë artikull do iu tregojë disa truke të thjeshta  sesi t’i zgjidhni këpucët me taka më të rehatshme në mënyrë që mos të na shkaktojnë kaq shumë dhimbje.

Lartësia e duhur

Edhe pse dëshironi të jenë shuëm të larta,  ju duhet të zgjidhni takat në mënyrë që ti vishni ato cdo ditë. Nëse vishni çdo ditë taka të lartë, dëmtoni shumë kockat. Mund të shfaqen edhe probleme me shtyllën kurrizore nëse i mbani veshur gjatë takat.

Ndonjëherë duhet t’i ndryshoni takat e larta me këpucë të sheshta. Dritare.net ju sugjeron  gjatësinë  e takës së rehatshme nuk duhet ta merrni nëse e kalon 4 cm.

LEXO DHE :  Zgjedhjet lokale, Balla zyrtarizon kandidatin për Prrenjasin

Për të veshur taka, dhe mos keni problem duhet t’i kushtoni vëmendje distancës mes thembrës dhe mesit të këpucës.

Sepse sa më e lartë të jetë thembra, aq më e shkurtër do të jetë distanca. Një distancë prej 6 cm konsiderohet në rregull, kjo i bën këmbët të qëndrojnë siç duhet  me qëndrueshmërinë maksimale.

Numri i këpucës

Dritare.net ju sugjeron të gjitha vajzave që kur zgjidhni një palë këpucë me taka, është mirë t’i blini ato pak më të mëdha se numri i këmbës suaj. Në këtë mënyrë ato nuk do t’ju vrasin dhe do të ecni rehat.

Materiali

Zgjidhni materialet cilësore dhe origjinale. Për të qenë sa më rehat, këpucët më të përshtatshme janë ato prej kamoshi natyral ose lëkure./A.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.