Ja pse të ngrënit hudhër ju bën të shëndetshëm!

“Le të jetë ushqimi ilaçi jua, dhe ilaçi të jetë ushqimi juaj”. Këto janë fjalët e  famshme nga Hipokrati , mjeku i lashtë grek, shpesh i quajtur babai i mjekësisë perëndimore, ka thënë. Ai në fakt e përdori për të përshkuar hudhrën, si ilaç që kuron sëmundje të ndryshme.

Shkenca moderne ka konfirmuar kohët e fundit se, hudhra ka shumë efekte pozitive te shëndeti.

Ja pra dritare.net ju sjell ju 11 përfitimet nga hudhra, që u bëjnë ju të shëndetshëm.

 

Hudhra përmban veti mjekësore

Gjatë gjithë historisë së lashtë, përdorimi i hudhrës për të kuruar sëmundje, ishte shumë e përhapur, për shkak se ajo përmban veti të shumta mediciale.

Përbërësit në hudhër si, allicina edhe shumë të tjera, ndihmojnë shumë në mbrojtjen e shëndetit dhe kurimin e disa sëmundjeve.

Hudhra është shumë ushqyese, por ka shumë pak kalori

Po pra! Nëse do të dobësoheni ju duhet patjetër ta fusni hudhrën te ushqimet që duhet të konsumoni. Ajo nuk përmban shumë kalori dhe është e aspër me vitaminën C, B6 dhe mangan.

Hudhra mund të luftojë sëmundjen, duke përfshirë edhe të ftohtin

Përbërësit te hudhra, rrisin sistemin imunitar. Nga një studim i fundit u zbulua se hudhra, kuron ftohjen, gripin etj.

Ul presionin e gjakut

 

Sëmundjet kardiovaskulare si: sulmet në zemër dhe goditjet, të cilat janë vrasësit më të mëdhenj në botë, hudhra i kuron. Presioni i lartë i gjakut, ose hipertensioni, është një nga shkaktarët  më të mëdhenj të këtyre sëmundjeve. Ndërkohë, sipas studimeve të fundit u zbulua se, hudhra ul presion gjakut dhe e mban në kontroll atë.

LEXO DHE :  Tërmeti shkund Shqipërinë, 4 goditje të reja. Ja ku u zhvendos epiqendra!

 

Përmirëson nivelin e kolesterolit

Për të gjithë ata që kanë nivel të lartë të kolestreolit, dritare.net u sugjeron të konsumojnë hudhër dhe do të jenë në rregull.

Lufton Alzheimerin

Hudhra përmban antioksidantë që mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit. Këto antioksidantë, mbështesin mekanizmat mbrojtës të trupit kundër dëmtimit oksidativ.

 

Hani hudhër dhe do të jetoni më gjatë

Efektet e mundshme të hudhrave në jetëgjatësi janë në thelb të pamundura për t’u provuar tek njerëzit. Por duke pasur parasysh efektet e dobishme që ka për shëndetin, arrihet në përfundimin se, po hudhra ju zgjat jetën dhe ju mban më të shëndetshëm.

Fakti që ajo mund të luftojë sëmundjet infektive është gjithashtu një faktor i rëndësishëm, sepse këto janë shkaqet e zakonshme të vdekjes, sidomos te të moshuarit ose të ata njerëz me sistem imunitar jofunksional.

Detoksifikon trupin

Dozat e larta të squfurit në hudhër kanë treguar se mbron dhe mban të pastër organizmin.

Forcon kockat

Për të gjithë ju, që keni problemm me kockat, i keni të dobëta, atëherë dritare.net ju sugjeron të konsumoni më shumë hudhër dhe ato do të jenë të forta, si guri.

 

Lehtësisht e futshme në dietë

Për të gjithë ju që doni të dobësoheni ose doni të jeni të shëndetshëm, fusni si pjesë të ushqimit në dietë edhe hudhrën. Nuk ka nevojë ta konsumoni bio, por e gatuani dhe do t’i merrni po njësoj vitaminat, dhe proteinat nga ajo./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.