Ja pse meshkujt duhet të hanë më shumë djathë se femrat!

Djathi është produkti me më shumë vlera ushqyese se të gjitha nënproduktet e tjera të bulmetit. Dritare.net ka sjellë për ju një studim që tregon se burrat duhet të konsumojnë më shumë djathë se femrat.

Sipas një studimi të kryer së fundi është zbuluar se, njerëzit mund ta mbrojnë veten nga kockat e brishta, duke ngrënë më shumë produkte me bazë qumshti, pra duhet të hanë më shumë djathë. Produktet e qumështit janë burim i mirë dietik i kalciumit që forcon kockat.

Konsumimi i djathit i mbron meshkujt e moshës së mesme kundër sëmundjes së osteoporozës, por jo gratë. Në studim u vu re se, meshkujt rreth të 50-ve që hëngrën djathë e pica kishin kocka më të forta, ndërsa te gratë nuk u vu re ky ndryshim.

LEXO DHE :  Foto/ I dënuari për manipulim votash, i bashkohet protestës së studentëve

Osteoporoza prek pothuajse të gjitha moshat e mesme. Për burrat, nëse ata konsumojnë djathë, kockat e tyre do të jenë më të forta dhe të padëmtuara. Ndërsa për femrat kur kalojnë në menopauzë, djathi nuk i ndihmon fare në forcimin e kockave dhe ato kanë më shumë gjasa të preken nga osteoporoza, si pasojë e humbjes së estrogjenit./Përshtati:Kadrije Çako/Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.