Ja pse Meghan Markle vesh gjithmonë fustane rozë të zbehta

Meghan-i ka një arsye të mirë për të veshur fustane rozë të zbehtë.

Para se Meghan të martohej me Harry-n, ne e shihnim atë të vishte fustane të ndryshme me ngjyra të ndryshme, xhinse, atlete etj. Por pas martese, ajo nuk vesh më të tilla veshje, sepse tashmë është pjesë e familjes mbretërore, informon dritare.net

Kohët e fundit e kemi parë Meghan-in që vesh fustane rozë, por me ngjyrë të zbehtë. Mos ndoshta kjo është një rastësi?

LEXO DHE :  Video/ Rama: Ja pamjet nga udhëtimi i parë me Air Albania!

Po sigurisht që jo!

Është thjesht respekti për mbretëreshën. Sipas stilistit të saj, Lucas Armitage, Meghan vesh gjithmonë fustane të zbehta, në shenjë respekti për mbretëreshën. Duke zgjedhur këtë ngjyrë, ajo ia lë mbretëreshës të gjithë vëmendjen, informon dritare.net

Ne e kemi parë në të gjitha daljet publike, që mbretëresha Elizabet vesh vetëm fustane dhe kostume me ngjyra të shndritshme. Prandaj edhe Meghan ka zgjedhur ngjyrën e zbehtë në shenjë respekti për mbretëreshën./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.