Ja pse kanë frikë t’ju dashurojnë, bazuar në shenjën e zodiakut
Dritare.net
Ata kanë frikë nga dështimi. Janë shumë pasionantë, dashurojnë me zemër dhe nuk duan të ndihen fajtorë apo përgjegjës për fundin e lidhjes, për shkak të mos kontrollimit të ndjenjave të tyre. Ata nuk duan ta asfiksojnë partnerin me forcën e tyre të dashurisë, e cila është shumë e dukshme, por e vetmja gjë që duan është ta mbrojnë partnerin.
Demi (20 Prill - 21 Maj)
Njerëzit që i përkasin shenjës së demit frikësohen më tepër, nga ndikimi i madh që ka dashuria në jetën e tyre. Edhe ata sikurse dashi janë tepër pasionantë në dashuri. Dhe në qoftë se, një person arrin t’i impresionojë, personat e shenjës së demit zor se i harrojnë ato, pavarësisht nëse marrëdhënia zgjat apo merr fund në një moment të caktuar.
Binjakët (22 Maj - 21 Qershor)
Një binjak ka frikë të dashurojë, sepse ata nuk dinë si të sillen apo të veprojnë, kur janë me dikë. Ata janë mësuar thjesht t’u përshtaten njerëzve, me të cilët kanë të bëjnë. Por në qoftë se, një binjak arrin të dashurojë dikë, ai ndihet konfuz për vetë faktin se nuk di si ta prezantojë veten, duke qenë se nuk ka një ndjeshmëri të fortë identiteti.
Gaforrja (22 Qershor - 22 Korrik)
Gaforrja gjithmonë heziton të bjerë në dashuri, sepse kur bie në dashuri, ajo jepet me mish e me shpirt. Ajo jep gjithçka në një lidhje, pa pritur asgjë në shkëmbim. Dhe në shumicën e rasteve, përfundojnë të lënduara, për shkak se besojnë shumë shpejt tek njerëzit.
Luani (23 Korrik - 22 Gusht)
Luanët në përgjithësi e shikojnë veten si krijesa tepër të forta dhe krenare, krahasuar me të tjerët. Ata pretendojnë se kanë aftësi dhe personalitet superior, gjë që i bën ata të mos jenë shumë të dobishëm për veten e tyre. Megjithatë, e vërteta është se ata kanë një dobësi - dhe kjo dobësi është pikërisht dashuria. Ata e dinë, që kur bien në dashuri, duhet të lënë mënjanë krenarinë, diçka tepër e vështirë për ta.
Virgjëresha (23 Gusht - 22 Shtator)
Virgjëresha është si një shpirt i lënduar. Ata kanë qenë viktima dashurie më parë, për shkak të personalitetit të tyre të pafajshëm e naiv. Personat e kësaj shenje shikojnë gjithmonë të mirën dhe anën pozitive të gjithçkaje, dhe në fund përfundojnë të zhgënjyer e të tradhëtuar. Dhe nga frika e zhgënjimit, ata e kanë të vështirë të jepen e të dashurojnë menjëherë.
Peshorja (23 Shtator - 22 Tetor)
Peshoret janë të vetëdijshme për të metat dhe imperfeksionin e tyre. Nuk i injorojnë mangësitë e tyre. Dhe, është pikërisht kjo arsyeja, pse ato kanë frikë të dashurojnë. Kanë frikë të shfaqin të metat dhe pasiguritë e tyre, si dhe të prishin nje lidhje apo të lëndojnë. Nuk duan të kthehen në zhgënjim për ju.
Akrepi (23 Tetor - 22 Nëntor)
Akrepi është një krijesë, që i dallon shpejt të metat e njerëzve rreth tij. Është shumë kritikues nga natyra. Ndaj kanë frikë t’ju dashurojnë. Kanë frikë se në qoftë se, afrohen shumë me ju, do përfundojnë duke gjetur diçka, që nuk i pëlqen, kështu duke i dhënë fund romancës.
Shigjetari (23 Nëntor - 21 Dhjetor)
Një shigjetar ka frikë të dashurojë, sepse nuk do që të ndihet i vetëkënaqur apo rehat në një marrëdhënie. Ata janë gjithmonë në kërkim të aventurave dhe zbulimit të gjërave të reja. Janë gjithmonë në lëvizje dhe në qoftë se bien në dashuri asgjë nuk ndryshon për ta.
Bricjapi (22 Dhjetor - 20 Janar)
Bricjapët frikësohen nga besnikëria e tyre. Ata janë njerëzit më besnikë të zodiakut. Edhe në qoftë se, gjërat mes tij e partnerit nuk funksionojnë më, përsëri ata e ruajnë besnikërinë dhe është pikërisht kjo gjë, që i frikëson ata.
Ujori (21 Janar - 18 Shkurt)
Ujorët mendojnë shumë për veten. Kur bien në dashuri, besimi i tyre forcohet edhe më shumë. Ata ushtrojnë shumë presion mbi veten, për të qenë sa më lart e sa më të suksesshëm. Gjithnjë kanë frikë, se nuk janë në lartësinë e pritshmërive të partnerit.
Peshqit (19 Shkurt- 20 Mars)
Peshqit tremben nga aftësia e partnerit, për t’i bërë ata më të hapur lidhur me emocionet dhe ndjenjat. Ata preferojnë të mos shprehen e t’i mbajnë ndjenjat brenda vetes së tyre, sepse kanë tendencën të jenë tepër të ndjeshëm. Ata tremben, në qoftë se dikush arrin t’i aktivizojë këto ndjenja./Dritare.net