Ja pse duhet të pini çaj mali çdo mëngjes

Nëse pini këtë çaj çdo mëngjes në vend të kafesë ju  do keni më shumë përfitime në shëndet që ndoshta nuk i keni ditur më parë.

Dritare.net sot në këtë do ju tregojë disa nga përfitimet që mundëson vetë çaji i malit.

Do keni zemër më të shëndetshme
Çaji i malit është i mbushur me antioksidantë të fuqishëm që mund të ulin presionin e gjakut. Shtrydhni në të një limon për të marrë më shumë vitaminë C shtesë, e cila ndihmon trupin tuaj të përthithë antioksidantë.

Nëse do pini çdo mëngjes një filxhan me çaj mali dita do ju shkojë më mirë dhe do keni më shuam energji.

LEXO DHE :  Çmimet ‘Vangjush Gambeta” vlerësohen dy gazetaret e News24

Do ju ndihmojë të mos shtoni në peshë
Antioksidantët  e pranishëm në çajin e malit, janë pro reduktimit të yndyrës së barkut. Dhe studimet sugjerojnë se kafeina që çlirohet nga acidet yndyrore bën që të digjen më lehtë kaloritë.

Ju mbron nga alergjitë
Studiuesit japonezë kanë  zbuluar se numri i lartë i elementëve  përbërës në çajin e malit mund të ndihmojë në forcimin e imunitetit ndaj alergjive si qimet e kafshëve dhe  pluhuri.

Konsumimi i çajit të malit do ju ndihmojë të mos vuani nga humbja e kujtesës./A.C/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.