Ja pse duhet të lini një monedhë në frigorifer kur jeni në udhëtim apo me pushime
E Martë 25 Tetor 2016, 21:09
Dritare.net
Kështu edhe ushqimet në të nuk janë më të sigurta. Por si ta kuptojmë nëse ka pasur një ndërprerje të energjisë?
Para se të niseni mbushni një gjysmë filxhani me ujë dhe lëreni të ngrijë. Kur të ketë ngrirë plotësisht vendosni një monedhë mbi të.
Kur të ktheheni, kontrolloni nëse monedha është mbi akull apo ka rënë nën të. Nëse ka rënë nën akull, hidhni çdo gjë që keni në frigorifer, sepse kjo tregon se uji ka shkrirë, pra ka pasur ndërprerje të energjisë dhe mesa duket për një kohë të gjatë. Në rast se monedha është në gjysmë të akullit dhe jo në fund të tij, ushqimi mund të përdoret.