Ja pse duhet të konsumoni vaj ulliri çdo ditë!

Të shumtë janë ata që nuk e konsumojnë yndyrën, pasi e mendojnë si të dëmshme.  Mund të ndodhë në disa raste që ajo të dëmton, por kur merret në masë është e dobishme për shëndetin. Të gjithë e pëlqejnë vajin e ullirit, sidomos kur ai është ekstra i virgjër, ose kur e prodhoni vetë.

Dritare.net sjell për ju, përfitimet që i sjell organizmit vaji i ullirit.  Mos i humbisni!

  • Vaj i ullirit është i pasur në yndyra të shëndetshme

Vaj ulliri është vaj natyral i nxjerrë nga ulliri. Rreth 24% e vajit është i përbërë nga yndyra të ngopura dhe omega-6 dhe omega-3 dhe acide yndyrore. Por acidi yndyror në vajin e ullirit është jashtëzakonisht i shëndetshëm. Ai ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe lufton kancerin.

  • Vaj ulliri përmban sasi të madhe të antioksidantëve

Vaji i ullirit, ekstra të virgjër është mjaft ushqyes. Përveç acideve të saj yndyrore të dobishme, ai përmban sasi të vitaminave E dhe K.

Antioksidantët e gjendur te vaji i ullirit, ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve serioze. Ato mund të luftojnë inflamimin, parandalojnë rritjen e kolesterolit në gjak, mbrojnë zemrën nga sëmundjet.

 

  • Parandalon goditjen në zemër

Sipas dritare.net, kur gjaku mpikset, dhe çrregullohet, ai nuk mund të shkojë drejt në tru, ose në zemër dhe për pasojë shumë njerëz pësojnë sulme në zemër. Një studim ka zbuluar se, konsumimi i vajit të ullirit, që ishte një burim i mirë i yndyrave të shëndetshme, ul rrezikun e dëmtimit dhe mpiksjes së gjakut në zemër.

 

  • Nuk shton apo humb peshë

Ejjjj, një lajm i mirë për të gjithë ju! Nëse hani vaj ulliri, ju as nuk do të dobësoheni edhe as nuk do të shëndosheni, trupi juaj do të jetë po njësoj. Studime të shumta kanë lidhur modelet dietetike mesdhetare, të pasura me vaj ulliri, me efektet e favorshme në peshën e trupit.

LEXO DHE :  Njihuni me arsyet pse burrat kanë alergji unazën e martesës

Sipas studimeve, konsumimi i vajti të ullirit nuk çon në shtim peshe, prandaj driare.net ju sugjeron ta konsumoni pa problem.

  • Lufton sëmundjen e Alzheimerit

Sëmundja e Alzheimerit është sëmundja më e zakonshme neurodegjenerative në botë. Një nga karakteristikat e tij kyçe është ndërtimi i të ashtuquajturës pllaka amiloide beta brenda qelizave të trurit.

 

Në një studim të kryer së fundmi u zbuluara se, vaji i ullirit mund të ndihmojë në heqjen e këtyre pllakave nga qelizat e trurit.

  • Zvogëlon rrezikun nga diabeti i tipit 2

Sipas disa studimeve, vaji i ullirit ka një efekt mahnitës në mbajtjen nën kontroll të sheqerit në gjak dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës. Vaji i ullirit ul rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 me mbi 40%.

  • Antioksidantët në vajin e ullirit kanë veti antikancerogjene

Kanceri është një nga shkaqet më të mëdhenj të vdekjes në botë. Njerëzit në vendet e Mesdheut kanë një rrezik më të ulët për t’u prekur nga kanceri, dhe shumë studiues besojnë se vaji i ullirit mund të ketë diçka të bëjë me të. Antioksidantët në vajin e ullirit mund të zvogëlojnë dëmtimin oksidativ për shkak të radikaleve të lira, që besohet të jetë një nga drejtuesit kryesorë të kancerit.

  • Ka veti antibakteriale

 

Sipas dritare.net, vaji i ullirit përmban shumë lëndë ushqyese që mund të pengojnë ose të vrasin bakteret e dëmshme.

Një bakter i dëmshëm është edhe ai që jeton në stomak dhe mund të shkaktojë ulcerën e stomakut. Vaji i ullirit ka veti luftuese ndaj këtij bakteri. Edhe, nëse një njeri konsumon rreth 30 gram vaj ulliri në ditë, infeksionet në stomak dhe trup do të eliminohen./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

 

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.