Ja pse disa njerëz vuajnë më shumë se të tjerët nga pickimet e mushkonjave!
Dritare.net
Ekziston një legjendë urbane që thotë se “njerëzit që kafshohen më shumë nga mushkonjat janë ata që kanë gjakun e ëmbël”. Por a është kjo e vërtetë? Dhe a është së pari e vërtetë që disa njerëz kafshohen më shumë se të tjerët nga mushkonjat?
Pse pickojnë mushkonjat?
Duhet të dini se vetëm mushkonjat femra janë ato të cilat pickojnë pasi ato janë në kërkim të izoleuncinës e cila është shumë e rëndësishme për prodhimin e aminoacideve. Ky acid është një proteinë e rëndësishme jo vetëm për humanët por edhe për mushkonjat.
Mushkonjat femra kanë nevojë për proteinën për të zhvilluar vezët, gjithashtu ato janë jetësore për mushkonjat dhe burimi më i mirë i tyre janë venat e gjakut.
Pse mushkonjat tërhiqen nga disa persona?
Studimi është ende në vazhdimësi, por deri më tani disa hipoteza janë cilësuar si të pranueshme. Ndër to përmendim:
1) Fajësoni prindërit tuaj, gjenetika është një arsye për të qenë preja e mushkonjave. Faktori gjendet në ADN tuaj.
2) Kimikatet në lëkurë tërheqin mushkonjat, por studiuesve u duhet të analizojnë me detaje kiminë trupore të njeriut për të zbuluar se çfarë ju bën ju një magnet.
3) Steroidet dhe kolesteroli në sipërfaqe të lëkurës, ju bën dyshues për mushkonjat. Kjo nuk do të thotë se mushkonjat targetojnë personat obezë apo ata që kanë tepricë yndyrnash. Kjo nënkupton se te këta persona kolesteroli procesohet në mënyrë efektive në sipërfaqen e lëkurës.
4) Niveli i lartë i acidit urik dhe emetimit të dioksidid të karbonit tërheq mushkonjat. Femrat shtatzëna dhe personat e shëndoshë emetojnë me tepricë dioksidin karbonik, duke i bërë këta persona më atraktivë ndaj mushkonjave.
5) Nxehtësia dhe lëvizja ju bën gjithashtu më të prirur ndaj pickimit të mushkonjave.
6) Disa baktere që gjenden në sipërfaqe të lëkurës tërheqin mushkonjat.