Ja produkti që vret njerëz, kompania e dinte prej dekadash që ka përbërës kancerogjen!
Dritare.net
“Reuters” raportoi se gjiganti farmaceutik amerikan ishte në dijeni të pranisë së ngjyrosësit “asbestos” në pudrën e saj, për dekada të tëra.
“Asestos” është një përbërës kancerogjen, dhe kompania vetëm në ditët e fundit ka parë ulje me 10% të aksioneve.
Sipas “reuters” kompania ka qenë në dijeni të pranisë së “asbestos” në produktet e saj, të paktën që nga viti 1971.
Avokatët e kompanisë kanë mohuar se pudra ka përbërës “asbestos”, ndërsa artikulli i “Reuters”, sipas tyre është i njëanshëm, jo i vërtetë dhe ngjason me një teori konspiracioni.
Reuters ka siguruar edhe dokumente nga gjykata, që sipas kësaj media vërtetojnë se të paktën nga viti 1971 deri në vitet 2000, testet e brendshme të kompanisë kishin gjetur sasi të vogla “asbestos”-i në pudër. Çështjet ligjore kundër “Johnson & Johnson” kanë qenë të përziera.
Në korrik kompania humbi gjyqin me 22 femra, që pretendonin se produktet e saj të pudrës i kishin zhvilluar kancerin në vezore, dhe u detyrua tu paguante atyre 4.7 miliardë dollarë./ I.M-Dritare.net