Për të gjithë të apasionuarit pas vendeve të ngrohta e plazheve të bukura, TripAdvisor, kompania amerikane që ndihmon në planifikimin e pushimeve, ka listuar plazhet më të bukura në botë duke marrë parasysh komentet e lëna nga turistët që kanë vizituar këto vende.
Kjo kompani ka vendosur në vendin e parë të kësaj liste Baia do Sancho, plazhin e gjendur në ishullin Fernando de Noronha në Brazil.
Në vendin e dytë është plazhi Varadero në Kuba ndërsa në vendin e tretë është Aruba me plazhin Eagle.
Si plazhi më lart i rankuar nga SHBA, është Clearwater i Florida, në vendin e 6, i përshkruar si një plazh i qetë dhe i përshtatshëm për familjet.
Meksika ka arritur gjithashtu të përfaqësohet me këtë listë me plazhin e saj Playa Nortem, i rankuar në vendin e 9-të. Ndërkohë mbrapa nuk është lënë as Xhamajka me plazhin e saj Seven Mile i vendosur në vendin e 10-të.
Australia, e njohur për plazhet e saj me rërë të mrekullueshme është paraqitur dy herë në këtë listë, me plazhin Manly në vendn e 18-të dhe Surfers Paradise Beach në vendoin e 23-të.
Plazhi i famshëm për rërën e tij rozë në Kretë, Elafonissi, është rankuar në vendin e 21, ndërkohë që Britania e Madhe përfaqësohet në këtë listë me plazhin e Bournemouth, në vendin e 20, duke kapur vendin më lartë të rankuar të plazheve të bukura në Europë./D.B/driatre.net