Ja pjatat e fundjavës në 4 restorantet më të frekuentuara të kryeqytetit!

Këtë fundjavë për të gjithë ju që jeni në Tiranë dritare.net ka disa sugjerime ku të hani një darkë të shijshme. Në këtë ditë të bukur pranvere, sigurisht që ju nuk duhet të humbisni gatimet e ditës në restorantet më in në kryeqytet.

Da Michele

Nëse ju ka vajtur mendja në peshk, kush më mirë se Da Michele e gatuan?! Peshku i freskët dhe frutat e detit janë specialiteti i tyre. Peshku i gatuar në furrë me perime është pjata e ditës për sot. Da Michele e karakterizon shërbimi cilësor dhe i kujdesshëm ndaj klientit.

Mangall

 

Restorant Mangall, i gjendur në fshatin Prush të Tiranës, është vendi ideal ku ti bashkë me familjen mund të kaloni një darkë fantastike. Ata që dashurojnë ushqimin dhe sidomos mishin e gatuar me mangall, plot vera ushqyese, nuk kanë nevojë të shkojnë larg, sepse Mangall ju vjen pranë më gatime tradicionale. Pjata e ditës është mish mix dhe perime zgare.

LEXO DHE :  Arrestimt/ Zëvendësi i Xhafës: Nuk ka pasur dekonspirim të operacionit

Veggies

Për të gjithë ju që jeni vegjetarianë apo doni një ditë vegane, drejtohuni në restorantin më in të momentit, Veggies Tirana. Gatimi në mënyrë të përkryer i ushqimeve me natyrë bimorë dhe gatimeve të shëndetshme është prioritet i Veggies. Pjata e ditës për sot është Avo- Boat një gatim i  pasur me fibra dietike dhe yndyrna të shëndetshme.

Pavarotti

Kush është ai që nuk i pëlqen picat dhe ëmbëlsirat e Pavarottit? Pica është një gatim që askush nuk do ta refuzonte dhe sidomos picat që Pavarottit  i qan.  Nëse akoma si ke provuar, nxito t’i provosh dhe do mbetesh jashtëzakonisht i kënaqur. Sot është një arsye më shumë për të darkuar aty me familjen apo miqtë, sepse pica kapiçoza është specialiteti i ditës.

Veç pjatave të ditës, restorantet më të frekuentuara, kanë edhe plot gatime të tjera të  shijshme. Fotot e tyre mund t’i gjeni në galerinë më poshtë/E.B- dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.