Ja përfitimet shëndetësore që vijnë nga kanabis!

Ne të gjithë e dimë që tetrahidrokanabinol (TK, substanca e gjetur brenda në kanabis), është e dëmshme për shëndetin.

Kjo substancë, ju bën të ndiheni të uritur dhe paranojakë.

Sipas disa informacioneve të mbledhura nga dritare.net, rezulton se kjo substancë, mund të sjellë edhe disa përfitime shëndetësore.

Në një studim të botuar së fundmi është zbuluar se konsumimi i kanabisit mund të luftojë kundër sëmundjes së Alzheimerit.

Pse dhe si do thoni ju?

Kur ju plakeni, shumica e beta-amiloideve, që gjenden brenda qelizave të trurit tuaj, do të rriten. Këto proteina toksike, mund të grumbullohen në sasi të mëdha, brenda trurit të njerëzve me Alzheimer.

Këto proteina, sipas dritare.net, shkaktojnë reaksione inflamatore që vrasin qelizat e trurit, dhe në këtë rast sëmundja përparon.

Por sipas disa studiuesve të Institutit Salk në Kaliforni, ata zbuluan se kanabinolet, me të vërtetë mund ta mbrojnë trurin tonë.

Së pari, substanca e kanabinolit ndihmon në largimin e beta-amiloideve të rrezikshme, dukë lejuar që qelizat e trurit të mbijetojnë.

Image result for cannabis and alzheimer's

Së dyti, kanabinoli redukton inflamacionin dhe për pasojë redukton edhe sëmundjen e Alzheimerit./Përshtati: Kadrije Çako/Dritare.net

LEXO DHE :  Interi fiton ndaj Sapmdorian, me rezultatin 0-1

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.