Ja nga çfarë bëhet e varur secila shenjë astrologjike
Dritare.net
Dashi
Personat e shenjës së dashit bëhen të varur nga aventurat aq sa mund të ndërmarrin edhe rreziqe për të zbuluar gjëra të reja. Ata nuk kënaqen thjesht duke shkuar në një park, por duan të ngjiten në majat më të larta, në shkretëtirat më të humbura apo në detet më të rrezikshëm.
Demi
Të lindurit nën shenjen e demave janë të varur nga ushqimi. Sipas Dritare.net, ata duan të shijojnë çdo gjë dhe nuk lënë asgjë në pjatë. Shpesh e teprojnë dhe ndihen të fryrë.
Binjakët
Binjakëve ju pëlqen komunikimi dhe duan të flasin 24 orë në 24. Pas çfarë gjëje janë të varur? Pas Facebook-ut. Duke lundruar në të ata mund të qëndrojnë edhe pa gjumë.
Gaforrja
Gaforret janë shumë të ndjeshme dhe për të përballuar dhimbjet dhe mërzitjen e thelle ata shpesh bëhen të varur nga medikamentet qetësuese.
Luani
Luanët adhurojnë ta teprojnë me çdo gjë dhe duke qenë se kanë shumë talente ata bëhen të varur nga lojërat. Ata adhurojnë të rrethohen nga miqtë, të konsumojnë gjëra të thata dhe të luajnë pa ndalim.
Virgjëresha
Nuk është e çuditshme që një person i shenjës së virgjëreshës të shkojë në palestër edhe disa herë në dite dhe shpesh bëhet i varur prej saj. Ata nuk besojnë se vetëm me ushqim mund të ruash formën perfekte dhe mundohen të përdorin çdo lloj makinerie apo aktiviteti sportiv për t'u dukur sa më mirë.
Peshorja
Personat e shenjës së peshores mund të bëhen plotësisht të varur nga dashuria. Sipas Dritare.net, ata shpesh nxitohen dhe fillojnë lidhje pa i menduar gjërat si duhet. Për pasoje lëndimet janë të zakonshme.
Akrepi
Varësia më e zakonshme e personave të shenjës së akrepit është seksi. Dëshirat e tyre seksuale janë të papërmbajtshme dhe ndihen bosh nëse nuk e praktikojnë shpesh.
Shigjetari
Personat e shenjës së shigjetarit mund të bëhen aq të varur nga udhëtimet saqë mund të rezervojnë edhe pushime të cilat në fakt nuk mund t'i përballojnë dot. Ata janë gjithashtu edhe paksa të varur nga pavarësia prandaj nuk e kanë shumë të lehte të krijojnë as lidhje.
Bricjapi
Personat e shenjës së bricjapit punojnë shumë fort për të fituar sa më shumë para. Ata i adhurojnë gjërat e bukura, mjetet e fundit elektronike dhe mund të bëhen të varur nga shopping-u. Të gjitha ato që fitojnë ata mund t'i harxhojnë sa hap e mbyll sytë.
Ujori
Ujorët janë shumë intelektualë dhe nuk i shprehin shumë lehtë emocionet e tyre. Në të kundërt lojërat elektronike i ndihmojnë t'i kanalizojnë emocionet dhe të përdorin imagjinatën. Për pasojë ata shpesh bëhen të varur nga këto lojëra dhe mund të qëndrojnë para tyre për orë me radhë.
Peshqit
Duke qenë shenjë uji, peshqit mund të bëhen shpesh të varur nga alkooli. Pija i ndihmon të qetësojnë dhimbjen dhe ta kalojnë gjithçka sa më lehtë. /A.S-Dritare.net